TAGS-AT E JAVËS

Kronike22 Nëntor 2024, 09:53

Kush e ndihmoi autorin të largohej pasi theri me thikë 14-vjeçarin? Policia rikthehet në vendngjarje, sekuestrohen të tjera kamera sigurie

Shkruar nga Pamfleti

Kush e ndihmoi autorin të largohej pasi theri me

Detaje të reja janë zbardhur për vrasjen e e 14 -vjeçarit Martin Cani.

Mësohet se grupi hetimor është rikthyer ditën e djeshme në vendngjarje dhe ka sekuestruar kamerat e sigurisë në zonën ku dyshohet se autori është larguar me vrap me shokët dhe kushërinjtë e tij.

Kamerat janë sekuestruar pasi dyshohet se ka pasur persona të tjerë që kanë marrë autorin dhe e kanë larguar nga vendngjarja.

Kujtojmë se rasti tragjik i vrasjes së adoleshentit ndodhi 200 metra larg shkollës 9-vjeçare “Fan Noli”.

Pas një konflikti mes adoleshentëve, mbeti i vrarë Martin Cani dhe u plagos shoku i tij, gjë që ngriti alarmin e sigurisë në shkolla.

Lini një Përgjigje