TAGS-AT E JAVËS

Kronike22 Nëntor 2024, 10:15

Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohet 27-vjeçari në Fier

Shkruar nga Pamfleti

Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohet

Një 27-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Fierit. Blutë njoftojnë se i riu ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Po punohet për ekstradimin e  tij drejt Kosovës.

"Në kuadër të operacionit u vu në pranga me qëllim ekstradimin në Kosovë, shtetasi E. M., 27 vjeç, banues në fshatin Gadurovë, Mallakastër.

Ky shtetas u kap në fshatin Fratar, pas një pune operative nga shërbimet e Policisë, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore. 27-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata Themelore e Pejës, më datë 30.10.2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Interpol Tirana po bashkëpunon me autoritetet kosovare, për ekstradimin e 27-vjeçarit."-njofton policia. 

Lini një Përgjigje