Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur në Tropojë, ku një 44-vjeçar është qëlluar për vdekje brenda një lokali.
Pas vrasjes, autori është arratisur nga vendi i ngjarjes.
Rreth orës 13:40, në një lokal në fshatin Dojan, dyshohet se shtetasi Flordian Mulaj, rreth 35 vjeç, për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri shtetasin Artur Dauti, rreth 43 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.
Mësohet se të viktima dhe autori ishin në gjendje të dehur.
Në drejtim të Tropojës janë nisur forcat operacionale të Kukësit, specialistët e Hetimit të Krimeve, dhe dy grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë Njësia Shkodër, për lokalizimin dhe kapjen e autorit.
Ndërkohë, grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti, si dhe shoqërimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.
Policia po shoqëron ndërkohë persona të tjerë që mund të jenë përfshirë në ngjarje me qëllim zbulimin e shkaqeve të saj.
Lini një Përgjigje