
Nëntë persona janë arretsuar nga policia greke, nën akuzën e shpërndarjes së drogës në Patra. Bëhet me dije se mes të arrestuarve, katër ishin shqiptarë.
Mësohet se drejtuesi i grupit kriminal që tregtonte kokainë dhe marijuanë, ishte një 49-vjeçar shqiptar.
Mes të arrestuarve janë një zyrtar i Prefekturës së Greqisë Perëndimore, një shofer ambulance, një punonjës i Universitetit dhe një zjarrfikës, të gjithë shtetas grekë, të cilët bashkëpunonin me 4 shqiptarë dhe një grek për tregëtinë e kokainës dhe marijuanës.
Gjatë operacionit të policisë, u sekuestruan rreth 74 gram kokainë, rreth 144 gram marijuanë, 23 tableta Xanax, 10 tableta Lexotanil, 9 tableta Stedon, 1 grirëse marijuane, 7425 euro, 3 peshore elektronike, 1 pistoletë me ajër, 1 shufer metalike e palosshme, 12 celularë, karta SIM, 1 automjet dhe 3 motorrë.
Sipas policisë greke, grupi kriminal shiste lëndë narkotike me doza në Patra. Disa prej klientëve të tyre ishin zyrtarë publikë ndërsa në disa raste vendi i shitjes ishte kthyer Universiteti i Patrës për të shmangur kontrollet policore.
Lini një Përgjigje