
Detaje të reja kanë dalë lidhur me atentatin mafioz në qytetin e Lezhës, ku mbeti i vrarë 65-vjeçari Gjovalin Prendi, babai i Roan Brahimit, alias (Sidorel Prendi), i cili u ekzekutuat më 9 maj të viti 2024 në Athinë.
65-vjeçari mësohet se ndodhej në ambientet e lokalit të tij në fshatin Pllanë të Lezhës, ku po konsumonte kafe në momentin që persona të pa identifikuar e kanë qëlluar me breshëri plumbash duke e plagosur rëndë.
Më pas familjarët e tij kanë nxituar për ta dërguar atë në spital me makinë private, por Gjovalin Prendi nuk ka mundur që t’iu mbijetojë plagëve të marra dhe fatkeqësisht ka ndërruar jetë rrugës për në spital.
Atentati duket se është kryer nga vrasës me pagesë, duke pasur parasysh mënyrën e veprimit të autorëve të cilët janë larguar në drejtim të paditur. Ndërkohë pritet që policia të dalë me në komunikatë dhe të japë më shumë detaje lidhur me ngjarjen.
Lini një Përgjigje