TAGS-AT E JAVËS

Kronike17 Prill 2025, 18:01

Aksident i rëndë te “Shkalla e Tujanit”/ Përplasen dy makina, humb jetën 29-vjeçari

Shkruar nga Pamfleti

Aksident i rëndë te “Shkalla e Tujanit”/ Përplasen dy

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë dhe për pasojë ka humbur jetën një i ri.

Policia bën me dije se dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën te “Shkalla e Tujanit”. Për pasojë ka humbur jetën një 29-vjeçar dhe është plagosur rëndë pasagjeri që ndodhej në automjetin e tij.

Rreth orës 16:55, në vendin e quajtur “Shkalla e Tujanit” automjeti me drejtues shtetasin O. N., rreth 35 vjeç është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin M. Sh., rreth 29 vjeç.

Si pasojë ka humbur jetën 29-vjeçari, si dhe është dëmtuar pasagjeri po në këtë automjet shtetasi H. L., rreth 25 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.

 

Lini një Përgjigje