Publikohen pamjet e aksidentit tragjik te Shkalla e Tujanit në Tiranë. Dy automjete janë përplasur “kokë më kokë” dhe për pasojë ka ndërruar jetë një person, ndërsa një tjerët është plagosur rëndë. Në pamje duket se makinat janë përplasur shumë fort mes tyre.
“Rreth orës 16:55, në vendin e quajtur “Shkalla e Tujanit” automjeti me drejtues shtetasin O. N., rreth 35 vjeç është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin M. Sh., rreth 29 vjeç.
Si pasojë ka humbur jetën 29-vjeçari, si dhe është dëmtuar pasagjeri po në këtë automjet shtetasi H. L., rreth 25 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.
Lini një Përgjigje