Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me plagosjen e ndodhur në Mamurras, ku Pjetër Marku mbeti i plagosur pas një konflikti të çastit. Sipas burimeve pranë grupit hetimor, autori sapo ishte kthyer nga Anglia dhe nuk kishte asnjë precedent penal.
Ngjarja ka nisur pas një përplasje banale, kur Marku i kërkoi autorit të ngiste makinën me kujdes dhe të mos xhironte gomat në zonën e banuar. Ky ndërhyrje ka acaruar autorin, i cili është kundërpërgjigjur në mënyrë ekstreme duke nxjerrë armën dhe qëlluar dy herë me pistoletë.
Një prej plumbave goditi Markun në krah. Ai u transportua menjëherë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po merr mjekimin e nevojshëm.
Autori është identifikuar nga policia dhe po kryhen kontrolle intensive për kapjen e tij. Grupi hetimor ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë në zonë, ndërsa ngjarja po trajtohet si “plagosje me dashje” dhe “mbajtje pa leje e armës”.
“Rreth orës 16:25, është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore shtetasi P. M., 50 vjeç, banues në Mamurras, Kurbin, i cili dyshohet se është plagosur me armë zjarri në dorë, në rrethana ende të paqarta.50-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Menjëherë është ngritur grupi hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit”, njofton policia.
Si paska harruar prokuroria te ngreje akuza per thjeshte; (plagosje e lehte me dashje), se ajo nuk ishte nji shpulle? Ne vend qe te ngrinte akuzat; tentative vrasje me dashje, prishja e qetesise, publike, venia ne rrezik e kalimtareve, edhe , largim nga vendi aksidentit (meqe krijoji gjakderdhje dhe ishte me makine). Sepse armen nuk e dim nese e kishte apo jo me leje akoma?
Ere Anglez, tu duk vetja sikur po beje xhiro ne London Eye! Paske shpetuar mire ksaj rradhe, te shkuara. Ike dhe i harrove vjalet e urta; Ai stan ata muter ka.