TAGS-AT E JAVËS

Kronike17 Dhjetor 2025, 12:56

Sherr mes nxënësve të shkollës 9-vjeçare në Sarandë, plagoset me thikë një 15-vjeçar

Shkruar nga Pamfleti
Sherr mes nxënësve të shkollës 9-vjeçare në
Foto ilustruese

Një tjetër sherr mes nxënësve të një shkolle 9-vjeçare është regjistruar paraditen e kësaj të mërkure në Sarandë.

Sipas uniformave blu, një 13-vjeçar dyshohet se ka goditur me mjet prerës një të mitur, 15 vjeç. Sakaq mësohet se i lënduari është jashtë rrezikut për jetën.

"Sarandë, paraprak/ Sot, rreth orës 10:00, në ambientet e një shkolle jopublike 9-vjeçare në lagjen nr.3, Sarandë, gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se një nxënës 13 vjeçar, ka goditur me mjet prerës një të mitur, 15 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Vijon puna për shoqërimin e autorit të dyshuar të kësaj ngjarjeje, si dhe për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të saj.", njofton policia.

 

 

sherr mes nxënësve të shkollës 9-vjeçare sarandë

Lini një Përgjigje