Pasi policia holandeze sekuestroi 475 kilogramë kokainë, Ervis Shuli, i cili në këtë ngarkesë kishte 30 kg, nuk ka marrë lekët e 10 të tjerave, të cilat një person i paidentifikuar na SPAK nuk ia ka paguar ende.
Nga bisedat e transkriptuara në dosjen hetimore, Shuli komunikon me Përparim Rrajën dhe e pyet nesë e ka takuar.
Vetë Rraja nga ngarkesa kishte 2 kilogramë drogë, paratë për të cilat i kishte paguar Ervis Shuli pasi Rraja në atë kohë nuk ishte në gjendje financiare.
Ervis Shuli: Ku është ai k…?
Ervis Shuli: A më ka thënë se kam ardhur në Shqipëri?
Ervis Shuli: Po flas për atë nga Fushë-Kruja.
Ervis Shuli: Po.
Ervis Shuli: Ai më ka thënë “jam aty, jam me ty dhe po i kërkoj lekët”.
Ervis Shuli: Lekët.
Ervis Shuli: Lekët që ka dhënë për mallin atij k… Kam folur para 15 ditësh dhe më tha: “Apo të fus ndonjë gjë me skemën këtu tek unë?”. Por unë i pata thënë: “Më jep lekët dhe t’i fus sa copë të doni”.
“Duam 20.”
“Jo, 20 s’kam vend, por 10 t’jua fus.”
Ervis Shuli: “T’i kaloj lekët në Shqipëri,” më tha, “për 3 ditë”.
Ok. Se i kishim çuar me skemën 10 copë në Elbasan.
Ok, i thashë, në rregull.
Ervis Shuli: Janë futur bukët dhe lekët s’kanë kaluar asgjë.
Tani, kur u ka nisur puna, ju kam çuar stampën dhe sasinë 475 copë dhe ju thashë: “Puna ka hyrë në ujë”.
“T’i jap sot, t’i jap nesër, jam në Shqipëri, kam takuar Çakun.”
Ok, mirë i thashë.
Para 5 ditësh më tha: “Anija ka arritur në Hollandë”. Në rregull.
Ervis Shuli: Tani malli është kapur, ka dalë në gazeta.
Më shkruan një mesazh se “kam takuar ty dhe djalin e deputetit dhe ju i keni thënë: shikoje se ta ka futur v… se ka dashur të të marrë iket”.
Ervis Shuli: Dhe më tha: “Po ti pse… si ke futur, ç’ke punë me ca…”.
I thashë: “Unë ja fus nga vetja ime, se ca… s’ka lekë, prandaj mos u merr me ca… ti, por bjer lekët”.
Ervis Shuli: Vëlla, 2 copë t’i kam futur me lekët e mia, se e di që s’ke lekë, mos ta ndiejë.
Por më vjen me ua q… ata robt atij k…
Ervis Shuli: Unë e kam pasur me atë shokët e mi që ti i njeh se kush janë.
Ervis Shuli: Nuk më bën përshtypje për 60 mijë euro që më ka ai k…, por pse rren.
Ervis Shuli: Se unë kam pasur vetë 30 bukë në këtë punë, por burri lidhet nga fjala, jo nga koka.
Ervis Shuli: Por kaq më duhej të dija: a ke takuar ti me të? Se më ka thënë “jam në Shqipëri me ty” prej 4 ditësh.
Ervis Shuli: Plus, më ka çuar para 15 ditësh një tufë me hashash dhe me skemën në foto.
Lini një Përgjigje