TAGS-AT E JAVËS

Kronike17 Dhjetor 2025, 10:31

Vrau kolegun se e bullizonte, Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin me 30 vite burg për ish-policin Ludjan Zaimi

Shkruar nga Pamfleti

Vrau kolegun se e bullizonte, Gjykata e Lartë lë në fuqi

Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi dënimin me 30 vite burg për ish policin Ludjan Zaimi, i cili vrau kolegun e tij për shkak se e bullizonte.

Mësohet se gjykata nuk pranoi rekursin e ish efektivit të policisë, i cili kërkoi prishje të vendimit të dhënë nga Apeli i Posaçëm në vitin 2024.

Zaimi u shpall fajtor për veprën penale të “vrasjes me paramendim e punonjësit të Policisë së Shtetit.

Zaimi vrau me armë zjarri kolegun e tij Çaush Saliasi në 23 maj 2022 brenda ambienteve të komisariatit numër 3 në Tiranë pak para se dy oficerët e patrullës të përgjithshme të merrnin turnin.

Ngjarja ndodhi për shkak të bullizimit dhe konflikteve të vazhdueshme mes efektivëve. Zaimi në shkallën e parë u dënua me 35 vite burg për veprën penale “vrasje e punonjësve të policisë së shtetit”, por Apeli e rikualifikoi në vrasje me paramendim duke ulur 5 vite dënimin.

Ish efektivi nuk u pajtua me këtë vendim dhe iu drejtua me rekurs Gjykatës së Lartë.

vrau kolegun gjykata e larte 30 vite burg ish polici ludjan zaimi

Lini një Përgjigje