
Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Krujë, ku një 62-vjeçar është përplasur për vdekje nga një automjet.
Aksidenti mësohet se ka ndodhur rreth orës 18:45, në aksin rrugor Tapizë-Fushë Krujë ndërsa drejtuesi i mjetit, një 19-vjeçar është shoqëruar në polici. Ndërkohë që grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
“Krujë/Informacion paraprak. Rreth orës 18:45, në aksin rrugor Tapizë-Fushë Krujë, automjeti me drejtues shtetasin K. M., rreth 19 vjeç, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin N. Z, rreth 62 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të metejshme procedurale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.
Lini një Përgjigje