TAGS-AT E JAVËS

Kronike16 Dhjetor 2025, 12:14

Transportonte 215 kg drogë me fëmijën e mitur në makinë, kapet në Janinë 23-vjeçarja shqiptare; detaje nga operacioni

Shkruar nga Pamfleti
Transportonte 215 kg drogë me fëmijën e mitur në
Droga e sekuestruar

Sipas informacioneve shoferja 23-vjeçare, edhe pse ishte së bashku më djalin e saj 2-vjeçar në automjet, nuk hezitoi të bënte manovra të rrezikshme duke përplasur edhe patrulla të policisë.

Një sasi prej 215 kilogramësh drogë është kapur në Janinë brenda një automjeti që kishte hyrë nga Shqipëria.

Mësohet se është arrestuar shoferja shqiptare 23-vjeç si dhe 2 bashkëpunëtorët e saj.

Policia greke filloi ndjekjen e automjetit tip “Jeep” të drejtuar nga 23-vjeçarja shqiptare, mesditën e së hënës nga oficerët e Njësisë Kundër Drogës në Janinë dhe Departamentit të Policisë së Konicës.

Sipas informacioneve shoferja 23-vjeçare, edhe pse ishte së bashku më djalin e saj 2-vjeçar në automjet, nuk hezitoi të bënte manovra të rrezikshme duke goditur edhe patrulla të policisë, për t’u arratisur në momentin që u sinjalizua të ndalonte.

Pasi makina u ndalua në Vovousa të Janinës , policia gjeti brenda saj 118 pako me kanabis , me një peshë totale prej 215 kilogramësh.

Transportonte 215 kg drogë me fëmijën e mitur në

Ndërkohe mësohet se automjeti “Jeep” që drejtohej nga 23-vjeçarja, shoqërohej edhe me një automjet tjetër me 2 shqiptarë, të cilët lëviznin para për të kontrolluar rrugën. Automjeti shoqërues u ndalua në Grevena.

Tre shqiptarët akuzohen për trafik droge, dhunë ndaj punonjësve, drejtim të rrezikshëm të mjetit, ekspozim, dëmtim të përsëritur të pronës së tjetrit dhe shkelje të legjislacionit për të huajt.

Përveç makinës dhe sasisë së drogës, u sekuestruan edhe:

Dy targat, të lëshuara nga autoritetet greke, që kishte makina, pasi u konstatua se i përkisnin një automjeti tjetër, dy targat e vërteta të makinës, të lëshuara nga autoritetet shqiptare, që u gjetën brenda saj dhe një kuti plastike me 2.7- gramë kanabis të papërpunuar dhe 3- telefona celularë.

arrestim ne janine droge e sekuetsruar

Lini një Përgjigje