TAGS-AT E JAVËS

Kronike16 Dhjetor 2025, 17:37

Aksident i trefishtë në aksin Shupenzë–Maqellarë, plagoset rëndë një person

Shkruar nga Pamfleti
Aksident i trefishtë në aksin Shupenzë–Maqellarë,
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një aksident i trefishtë është regjistruar mbrëmjen e sotme në segmentin e rrugës Shupenzë–Maqellarë.

Tre makinat janë përplasur “kokë më kokë”.

Një prej automjeteve të përfshira në aksident ka targa bullgare dhe përdorej nga një familje për të udhëtuar drejt Tiranës.

Drejtuesi i mjetit tip “Audi” të përfshirë në aksident është transportuar drejt spitalit të Bulqizës në gjendje të rëndë shëndetësore.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton për shkaqet e aksidentit.

 

aksident policia rende

Lini një Përgjigje