TAGS-AT E JAVËS

Kronike16 Dhjetor 2025, 21:14

Dosja “Metalurgjiku", gjykata liron nga burgu 16 të arrestuarit: Masa e paligjshme!

Shkruar nga Pamfleti
Dosja “Metalurgjiku", gjykata liron nga burgu 16 të
Gjykata e Elbasanit

Gjykata i konsideroi masat e arrestit në burg të paligjshme.

Gjykata e Elbasanit ka liruar pas 7 orësh nga paraburgimi 16 personat e arrestuar 2 ditë më parë, pasi dy kompani të ferrokromit u pezulluan për ndotje masive.

Seanca nisi rreth orës 12:30 dhe vijoi me dyer të mbyllura për disa orë.

Para trupit gjykues, e cila i konsideroi masat e arrestit në burg të paligjshme, u paraqitën 9 të huaj dhe 7 shqiptarë, në role drejtuese, teknikë dhe punonjës në të dy subjektet, mes të cilëve edhe administratori korean, Juncheol Chung, 64 vjeç. 

Operacioni u zhvillua më 14 dhjetor, kur Policia e Elbasanit ndërhyri brenda brenda ambienteve të kompanive "CCALB" Shpk dhe "GSA Ferrokrom" Shpk, të cilët e ushtronin aktivitetin te Metalurgjiku.

Djegiet e mbetjeve të ferrokromit kryheshin natën, në qiell të hapur dhe brenda ambienteve të oborrit dhe kompanisë prej të paktën 2 vitesh, duke shkaktuar një katastrofë mjedisore jo vetëm pranë ish-Metalurgjikut ku ushtrohej aktiviteti, por me kilometra të tëra rreze.

Në kërkim u shpallën edhe 8 të tjerë, të cilët rezultojnë të jenë aksionarë të dy kompanive që helmuan Elbasanin për të paktën 2 vite me radhë.

Ata janë në akuzë për 4 vepra penale, nga ndotja e ajrit, ujërave dhe e tokës, te fshehja e të ardhurave, punësimi i paligjshëm dhe pastrimi i parave, kryer në bashkëpunim.

Policia thotë se kanë shkelur ligjet mjedisore dhe ndotur ajrin, ujërat dhe tokën, nuk kanë respektuar rregullat për menaxhimin e integruar të mbetjeve dhe përpunimin e mbetjeve të baterive. Në kushte normale, djegia e materialeve të tilla duhet të bëhet sipas standardeve për të mos krijuar ndotje, të cilat "CCALB" Shpk dhe "GSA Ferrokrom" Shpk nuk i plotësonin, pasi brenda ambienteve të punës nuk janë gjetur pajisje që shërbejnë për filtrim.

Për shkak të shkeljeve masive të konstatuara, policia vendosi 2 gjoba me vlerë totale 13 milionë lekë, përkatësisht 3 milionë për njërin dhe 10 të tjera për kompaninë tjetër.

Me vendim të autoriteteve u pezullua aktiviteti i tyre deri në përmbushjen e kërkesave ligjore.

gjykata e elbasanit dosja “metalurgjiku

Lini një Përgjigje