TAGS-AT E JAVËS

Kronike17 Dhjetor 2025, 15:43

“Pse të kalosh ti i pari”/ 15-vjeçari u godit me thikë në qafë, zbardhen detajet si nisi sherri mes të miturve në Sarandë

Shkruar nga Pamfleti

 

“Pse të kalosh ti i pari”/ 15-vjeçari u godit me
Foto ilustruese

Fillimisht sherri ka nisur me fjalë ‘pse të kalosh ti i pari dhe jo unë’.

Të tjera detaje janë zbardhur nga sherri mes nxënësve të një shkolle 9-vjeçare në Sarandë.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, 13-vjeçari, S. G, dhe 15-vjeçari R. H (i lënduari) janë konfliktuar në ambientet e brendshme të shkollës në oborrin e shkollës jopublike ‘Dea’.

Fillimisht sherri ka nisur me fjalë ‘pse të kalosh ti i pari dhe jo unë’.

Burimet bëjnë me dije se 13-vjeçari Santiago Gerdhuqi, i njohur si problematik dhe me sjellje të paqëndrueshme në shkollë, u përfshi fillimisht në një debat verbal me 15-vjeçarin Rajan Haderi.

Grindja nisi për një arsye të thjeshtë: të dy nxënësit nuk ranë dakord se kush duhet të kalonte i pari në oborr.

Situata degjeneroi shpejt.  Santiago nxori një mjet prerës, thikë që e mbante me vete dhe goditi Rajanin në pjesën e qafës, duke shkaktuar një plagë serioze. I plagosuri mori menjëherë trajtim mjekësor në spital, dhe fatmirësisht pas trajtimit u largua nga ambientet spitalore.

Ndërkohë, Santiago u largua menjëherë nga shkolla, duke e lënë situatën të tensionuar dhe duke alarmuar stafin dhe nxënësit e tjerë.

Mësohet se Santiago ka pasur më parë probleme disiplinore dhe sjellje problematike, çka ka bërë që stafi i shkollës të jetë gjithmonë i vëmendshëm ndaj tij.

Incidenti ka ngritur shqetësime të mëdha për sigurinë në ambientet shkollore dhe për menaxhimin e rasteve të dhunës mes nxënësve.

I lënduari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

"Sarandë, paraprak/ Sot, rreth orës 10:00, në ambientet e një shkolle jopublike 9-vjeçare në lagjen nr.3, Sarandë, gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se një nxënës 13 vjeçar, ka goditur me mjet prerës një të mitur, 15 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Vijon puna për shoqërimin e autorit të dyshuar të kësaj ngjarjeje, si dhe për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të saj.", njofton policia.

Sakaq mësohet se 13-vjeçari nuk është kapur ende nga policia.

Sherret dhe plagosjet me thikë mes të rinjve janë kthyer në një fenomen të frikshëm në Shqipëri. Shumica prej tyre janë iniciuar pas përplasjeve virtuale në rrjetet sociale.

 

sherr te mitur plagosje

Lini një Përgjigje