TAGS-AT E JAVËS

Kronike17 Dhjetor 2025, 17:24

‘Kërcet’ arma në Mamurras, plagoset një person; dërgohet me urgjencë te Trauma

Shkruar nga Pamfleti
‘Kërcet’ arma në Mamurras, plagoset një person;
Foto ilustruese

Mësohet personi i plagosur është Pjetër Marku

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pasditen e sotme në Mamurras.

Mësohet personi i plagosur është Pjetër Marku, i cili ka marrë një plumb nga arma e zjarrit në dorë.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Zef Hoti, në Mamurras, ndërsa i plagosuri është dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Sipas policisë, i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Rreth orës 16:25, është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore shtetasi P. M., 50 vjeç, banues në Mamurras, Kurbin, i cili dyshohet se është plagosur me armë zjarri në dorë, në rrethana ende të paqarta.50-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë është ngritur grupi hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.”, njofton policia.

 

plagosje arme

Lini një Përgjigje