TAGS-AT E JAVËS

Kronike24 Tetor 2024, 17:05

Detaje nga operacioni antidrogë në Korçë, mes të arrestuarve disa gra; zbulohet “roli” i tyre

Shkruar nga Pamfleti

Detaje nga operacioni antidrogë në Korçë, mes të

Zbardhen detaje të reja nga aksioni i policisë në fshatin Voskop të Korçës, ku zbulua një magazinë e mbushur me hashash.

Mësohet se mes pronave të arrestuar, kishte edhe gra, të cilat janë kapur duke përpunuar lëndën narkotike. Ende nuk është zbardhur numri i personave të arrestuar apo identitetet e tyre.

Dyshohet se droga është marrë nga tjetër vend dhe është mbledhur në magazinë për t’u tharë, e më pas për t’u tregtuar.

Burimet bëjnë me dije se gjithashtu janë gjetur armë zjarri në magazinë.

Momentalisht të arrestuarit janë në Dvp ndërsa po bëhet peshimi i lëndës narkotike, e cia thuhet se është në sasi të madhe.

 

Lini një Përgjigje