TAGS-AT E JAVËS

Kronike 1 Shkurt 2024, 17:32

Detaje nga ngjarja e rëndë në Korçë/ Dyshohet se ndërroi jetë e para vajza, nëna e saj e paralizuar

Shkruar nga Pamfleti

Detaje nga ngjarja e rëndë në Korçë/ Dyshohet se

Zbulohen detaje të tjera nga ngjarja e rëndë në Korçë, ku nënë e bijë u gjetën të pajeta brenda banesës. Viktimat janë Eleni dhe Ornela Vangjeli, 74 dhe 54 vjeç.

Të dyja nuk kanë pasur shenja dhune dhe dyshimet janë se vdekja ka qenë për shkaqe natyrale.

Policia dyshon se e para që ka ndërruar jetë ka qenë 54-vjeçarja, e cila mund të ketë pësuar arrest kardiak. Nëna e saj ka qenë e paralizuar dhe mjekohej me ilaçe. E moshuara nuk ka pasur mundësi të lëvizte dhe si duket kjo ka bërë që ajo të ndërrojë më pas jetë. Megjithatë hetimet po vijojnë.

 

Lini një Përgjigje