TAGS-AT E JAVËS

Kronike 1 Shkurt 2024, 12:14

Kishte ardhur nga Anglia, 23-vjeçari përplas me makinë taksistin në Shkodër

Shkruar nga Pamfleti

Kishte ardhur nga Anglia, 23-vjeçari përplas me makinë

Një 23-vjeçar, banues në Angli ka përplasur me makinë një taksi të ndaluar në rrugë në Shkodër.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në bulevardin “Skënderbeu”, ku 23-vjeçari po udhëtonte me një makinë “BMW”.

Si pasojë e kësaj përplasje është dëmtuar shoferi taksist, i cili përfundoi në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e aksidentit.

Lini një Përgjigje