
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në superstradën Lezhë-Milot.
Dy automjete tip “Volkswagen” janë përplasur me njëra tjetrën pasditen e sotme në afërsi të kryqëzimit të fshatit Tresh.
Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur dy persona, ku njëri prej të plagosurve është një fëmijë i mitur.
Ata janë dërguar për ndihmë mjekësore në spital dhe mësohet se fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Policia po heton për shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
Lini një Përgjigje