TAGS-AT E JAVËS

Kronike31 Janar 2024, 16:21

U kap nga policia belge pas 2 vitesh në arrati, kush është 38-vjeçari Diego Haxhiraj

Shkruar nga Pamfleti
U kap nga policia belge pas 2 vitesh në arrati, kush është
2 efektivët e policisë

Diego Haxhiraj është autori i atentatit ndaj 2 policëve në Vlorë në vitin 2022, i shpallur në kërkim nga Interpol Tirana. 38-vjeçari, një emër i njohur për policinë u arrestua ditën e sotme në Bruksel.

Diego Haxhiraj qëlloi me armë zjarri në drejtim të makinës së efektivëve në lagjen “Pavarësia” në Vlorë mbrëmjen e 2 shtatorit të 2022, pasi mendoi se mund të ishte një atentat ndaj tij parakalimi i mjetit pa targa dhe me xhama të zinj të efektivëve të policisë.

Autor i ngjarjes lëvizte me një mjet “Volkswagen” në momentin që qëlloi me armë në drejtim të mjetit “Audi” ku ndodheshin efektivët.

Efektivët Angjelo Breshani, polic i patrulle Vlorë e Nako Mehmetaj polic kufitar në Sarandë po ktheheshin nga palestra, në momentin kur janë sulmuar me armë zjarri. Efektivët nuk njiheshin me personat që i kanë qëlluar.

Në vitin 2013, Hanaj, i cili është arrestuar për trafikim të lëndëve nakotike, gjatë operacionit “Skela”. Ai mban edhe 2 identitete të tjera, Teki Haxhiraj alias Diego Hanaj.

Ndërkohë më 5 janar, Diego Haxhiraj është goditur me armë zjarri, në lagjen “Pavarësia”, ku ka mbetur i plagosur në dorë.

Në dëshminë para efektivëve të policisë, 37-vjeçari është shprehur se nuk ka konflikte me asnjë person.

Kush është 38-vjeçari shqiptar me 3 emra?

Diego Haxhiraj alias Teki Haxhiraj alias Diego Hanaj ka precedentë të mëparshëm penal në fushën e narkotikëve, i arrestuar në 2013 me 600 kg hashash. Në 5 janar të këtij viti, ai ra pre e një atentati, ku shpëtoi me disa lëndime në dorë. Ai u qëllua nga një automjet 'Audi' teksa po hynte në pallatin ku jetonte pranë një supermarketi. Para se të qëllohej, i riu ka vrapuar pasi ka pikasur autorët që e prisnin. Këta të fundit e kanë qëlluar disa herë 36-vjeçarin i cili për fat të mirë ka marrë vetëm një plumb në dorë. Pasi është qëlluar, Hanaj ka ecur për disa metra në rrugë ku më pas ka shkuar në spital dhe ka marrë ndihmën e duhur mjekësore. Duket se Diego Haxhiraj i druhej një atentati, edhe pse aso kohe deklaronte se ‘nuk ka konflikte me askënd’.

 

Lini një Përgjigje