
Një automjet tip Range Rover me ngjyrë të zezë u vodh gjatë mbrëmjes së shkuar pranë stadiumit Arena Kombëtare, në Tiranë. Ndërkohë që pas konstatimit se mjetin ja kishin grabitur, pronari ka njoftuar autoritetet.
Policia rrugore e cila u sinjalizua për ngjarjen nisi kontrollet ne terren dhe falë ndërhyrjes në kohë, mjeti u gjet në Kamzë duke lëvizur në drejtim të Fushë Krujës.
Ndërsa policia arrestoi në flagrancë autori e identifikuar si Adrian Hamalli i cili ishte maskuar si lypës! Ende nuk dihet për çfarë qëllimi ishte vjedhur mjeti, por duke pasur parasysh ngjarjet e fundit në vend, nuk përjashtohet mundësia e përdorimit të saj në ndonjë ngjarje kriminale.
"Rreth orës 19:00, më datë 30.01.2024, u raportua vjedhja e një Range Rover-i me ngjyrë të zezë dhe targë AC007TC pranë hotel Marriott. Falë reagimit të shpejtë të shërbimeve të qarkullimit, mjeti u lokalizua dhe u bë bllokimi i tij. Shtetasi Adrian Hamalli u kap në flagrancë duke drejtuar mjetin e vjedhur dhe tashmë është nën shoqërimin e Komisariatit Nr. 5", njofton policia.
Lini një Përgjigje