
Një 30 vjeçar i cili shiste në rrugë me çmime fiktive, ora dhe sende të tjera të markave të shtrenjta është arrestuar në Tiranë.
Xhuliano Lyto, banues në kryeqytet u arrestua në rrugën "Reshit Çollaku" afër bulevardit "Gjergj Fishta".
Gjatë kontrollit iu gjetën dhe i sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 30-vjeçarit, 25 ora dhe 2 stilolapsa të markave të ndryshme, të shtrenjta.
“Sendet, të dyshuara të kontrabanduara, shiteshin nga ky shtetas, me çmime fiktive dhe pa fatura. Shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 30-vjeçarit, 25 ora dhe 2 stilolapsa të markave të ndryshme, të shtrenjta. Sendet, të dyshuara të kontrabanduara, shiteshin nga ky shtetas, me çmime fiktive dhe pa fatura”, thuhet në njoftimin për median.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Lini një Përgjigje