TAGS-AT E JAVËS

Kronike 1 Shkurt 2024, 10:10

Misteri i vrasjes së Sibora Gaganit, ish-i dashuri dëshmon në gjyq: E eliminoi mafia shqiptare!

Shkruar nga Pamfleti
Misteri i vrasjes së Sibora Gaganit, ish-i dashuri dëshmon në
Viktima Sibora Gagani

Italiani Marco Romeo ka dëshmuar përpara një gjykate në Spanjë në lidhje me vrasjen e ish-të dashurës së tij, shqiptares Sibora Gagani.

Krimi monstruoz tronditi opinionin publik, pasi shqiptarja 22-vjeçare u gjet e murosur. Sibora ishte zhdukur që në vitin 2014.

Pasi ishte arrestuar për një vrasje tjetër, italiani rrëfeu se trupi i Siborës ndodhej i murosur.

Por në dëshminë e tij, ai ka dhënë se Siborën e vrau mafia shqiptare. Përpara gjykatës, ai tha se ajo kishte marrë 25 mijë euro borxh nga bashkëkombasit e saj për të ngritur një biznes.

Por paratë iu vodhën nga disa kolumbianë dhe ajo nuk mund të paguante borxhin.

Italiani tha se ishin katër shqiptarë që e vranë Siborën dhe e urdhëruan atë që të hiqte qafe trupin.

Ai tha se di emrin e njërit prej autorëve të krimit, por refuzoi që ta tregonte përpara gjykatës.

Marco tha se i vjen keq për atë që ka ndodhur, por shtoi se e fshehu trupin nga frika.

Italiani tha se ka reflektuar për atë që ka ndodhur dhe kërkoi mëshirë.

Lini një Përgjigje