
Një konflikt mes dy personash në Lezhë ka degraduar në përdorimin e thikës. Ngjarja ka ndodhur në Zejmen të Lezhës.
Dyshohet se konflikti ka ndodhur për çështje pronash, ku pas degradimit të sherrit, njëri prej tyre është plagosur me thikë.
I plagosur është transportuar drejt spitalit, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia ka nisur hetimin e rastit.
Lini një Përgjigje