TAGS-AT E JAVËS

Kronike 1 Shkurt 2024, 12:20

Aksident në aksin “Elbasan-Cërrik”, plagosen katër persona

Shkruar nga Pamfleti

Aksident në aksin “Elbasan-Cërrik”, plagosen katër

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor “Elbasan-Cërrik”, ku një automjet me drejtues 21-vjeçarin A.P ka përplasur automjetin me drejtues 34-vjeçarin B.N.

Si pasojë e këtij aksidenti kanë ngelur të plagosur dy drejtuesit e automjeteve, një pasagjer në automjetin e 34-vjeçarit dhe një pasagjer në automjetin që drejtonte 21-vjeçari, të cilët janë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

aksident në aksin “elbasan-cërrik”

Lini një Përgjigje