TAGS-AT E JAVËS

Kronike 1 Shkurt 2024, 15:46

Mbyllnin ‘njërin sy’ për makinat e shpallura “Alert”, pezullohen nga detyra 5 efektivë policie

Shkruar nga Pamfleti

Mbyllnin ‘njërin sy’ për makinat e shpallura

5 efektivë policie në Fier dhe Durrës janë pezulluar nga detyra, pasi kanë shpërdoru detyrën. Falë hetimeve proaktive, është zbuluar se nuk janë marrë masa ndaj automjeteve të shpallura “Alert”.

Automjetet të cilat thyejnë rregullat vazhdimisht dhe sidomos kur shoferët nuk u qëndrojnë patrullave të policisë, shpallen “Alert”, pra të rrezikshme dhe çdo efektiv kur bie në kontakt me to duhet të marrë masa. Por policët në fjalë nuk kanë zbatuar ligjin.

Njoftimi i AMP

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Fier-Berat) ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ndaj 5 punonjësve të policisë, të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Shpërdorim i detyrës” dhe "Falsifikim i dokumentave", si më poshtë vijon;

-  Komisar E. H., me detyrë Shef Seksioni i Trafikut Interurban dhe Urban në DVP Fier, me masën e sigurimit personal me karakter ndalues “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” dhe “Ndalim i daljes jashtë shtetit”.

-  Nënkomisar D. V., me detyrë në kohën e kryerjes së veprës penale Specialist në Seksionin e Trafikut Interurban dhe Urban në DVP Durrës, me masën e sigurimit personal me karakter ndalues “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” dhe “Ndalim i daljes jashtë shtetit”, aktualisht mban detyrën e Specialistit për Rendin, në Seksionin e Rendit Publik, në Komisariatin e Policisë Kukës, në DVP Kukës.

-  Nënkomisar V. TH., me detyrë Specialist Shërbimi në Seksionin e Trafikut Interurban dhe Urban në DVP Fier, me masën e sigurimit personal me karakter ndalues “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” dhe “Ndalim i daljes jashtë shtetit”.

-  Nënkomisar E. B., me detyrë në kohën e kryerjes së veprës penale Specialist Shërbimi në Seksionin e Trafikut Interurban dhe Urban në DVP Fier, me masën e sigurimit personal me karakter ndalues “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” dhe “Ndalim i daljes jashtë shtetit”.

-  Nënkomisar F. H., me detyrë Specialist Shërbimi në Seksionin e Trafikut Interurban dhe Urban në DVP Fier, me masën e sigurimit personal me karakter ndalues “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” dhe “Ndalim i daljes jashtë shtetit”.

Vendimi i Gjykatës erdhi në funksion të Procedimit Penal të vitit 2023, hetuar për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”. Ky procedim është ndjekur duke përdorur metoda të posaçme të hetimit, nga ku u dokumentua me prova se punonjësit e policisë, gjatë kryerjes së detyrës funksionale, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kryenin falsifikimin e praktikave për ndjekjen e procedurave të mjeteve të shpallura “Alert”, duke paraqitur fakte të rreme dhe duke mos pezulluar lejen e drejtimit të shkelësve të Kodit Rrugor.

Lini një Përgjigje