TAGS-AT E JAVËS

Kronike12 Nëntor 2023, 12:18

Braktisi foshnjën në bodrum, gjykata cakton masën 'arrest shtëpie' për 30-vjeçaren

Shkruar nga Pamfleti

Braktisi foshnjën në bodrum, gjykata cakton masën 'arrest

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest shtëpie” për 30 vjeçaren e cila braktisi foshnjën e saj të porsalindur në një bodrum pallati në Yzberisht.

Me kërkesë të avokatëve mbrojtës, 30-vjeçares do t'i bëhet ekspertiza psikologjike.

Ndërkohë prokuroria e Tiranës kishte kërkuar masën “arrest me burg”.

Fëmija u gjet i gjallë dhe u transportua për ndihmë mjekësore në spital, por fatkeqësisht nuk mundi të mbijetojë përkundër përpjekjeve të mjekëve.

Në dëshminë e saj, 30-vjeçarja tha se nuk është e martuar dhe ky fëmijë ishte i pari që sillte në jetë.

Ajo pretendon se është detyruar të fshehë shtatzëninë për shkak të opinionit publik dhe familjarëve pasi nuk ishte e martuar.

foshnje bodrum

Lini një Përgjigje