TAGS-AT E JAVËS

Kronike20 Mars 2024, 15:58

“Bosët e krimit ikin në Dubai 3 ditë para se të dalë urdhri i arrestit”, gazetari: SPAK projekt i SHBA, do ketë goditje të bujshme

Shkruar nga Pamfleti

“Bosët e krimit ikin në Dubai 3 ditë para se të

SHBA do të vazhdojë të mbështesë SPAK për të luftuar krimin e organizuar, korrupsionin dhe pastrimin e parave.

Të njëjtin takim Robinson e ka bërë edhe në dhjetor 2022 kur ishte në krye të SPAK, Arben Kraja. Ndërkohë pamë që Dumani i vuri në dukje numrin e madh të dosjeve.

Lidhur me këtë gazetari Sokol Bregu në MCN Live u shpreh se të kërkuarit largohen për në Dubai 3 ditë para daljes së urdhër arresteve, ndërsa theksoi se SHBA para 5 vitesh nuk e ka pasur me interes Shqipërinë.

Ai tha se Shqipëria nuk ka burime njerëzore për të kuptuar se kur niset një sasi droge nga Amerika Latine dhe sipas tij interesi i amerikanëve është i drejtpërdrejtë dhe se operacionet e përbashkëta asnjëherë nuk kanë ceduar.

Ato dosje kanë shumë kuptim sepse i dërguari i SHBA nuk është se bëri vetëm një takim në SPAK sepse SPAK se bën dot punën pa policinë, është zinxhiri sepse është Dubai që të gjithë lëvizin 3 ditë para se të dalë urdhri për arrestim. Në momentin që dalin urdhër arrestet ata lëvizin 3 ditë më parë apo 5 ditë përpara. BKH nuk arreston dot, arrestimin fizik e bën policia, por kur shkon në banesë nuk gjen dot gjë, po hajde ta gjejmë se kujt i rrjedhin dokumentet”, tha ai.

Më tej ai theksoi se diskutimi është i gjerë SHBA, DEA-FBI s’kanë pasur ndonjëherë interes në Shqipëri deri para 5 vitesh dhe ky interes është shtuar këto vite sepse dolën në një hulumtim të plotë se grupet shqiptare ishin rritur ndjeshëm në tregun e drogës në Amerikën Latine ku ata punojnë.

Një ndër bashkëpunimet më të forta lidhen me një fshat në Fier ku u bë dhe goditja e një sasie të konsiderueshme droge e fshehur në plehun kimik. Kjo është arsye pse ata kanë një interes të caktuar që vjen drejtpërdrejtë me Shqipërinë. Ka disa dosje ku ka përfshirje dhe të mos harrojmë se Shqipëria nuk ka të dhëna se kur nga Amerika Latine niset një sasi e konsiderueshme droge dhe janë SHBA ata që e bëjnë këtë.

Zyra që kishin në Athinë mbulonte dhe Shqipërinë por nga 2018 ne kemi shkuar në një nivel tjetër dhe për ta shpjeguar duhen dokumente konkrete dhe interesi i tyre është i drejtpërdrejtë dhe prandaj janë duke bashkëpunuar dhe jo duke dhënë ndihmë jo vetëm morale por dhe në dhënien e informacioneve”, tha ai..

Bregu shtoi se ajo që kërkojnë amerikanët në këto momente është dhe fakti se operacionet e përbashkëta asnjëherë nuk kanë ceduar. Ai tha se 90% e krimit të organizuar është objekt i SPAK dhe se jemi përpara disa vendime shumë të rëndësishme që ndikojnë drejtpërdrejtë në atë që do të ndodhë në krimin e organizuar në Shqipëri.

"Të gjitha arrestimet janë kryer, ku futen amerikanët nuk ka cedim apo dekonspirim të aksionit, nuk lëvizin asnjë dhe nuk lajmërojnë askënd. Të tjerat që lidhen me partnerët tanë evropianë ka pasur dhe lëvizje, prandaj ai bëri takim me të gjitha strukturat duke kërkuar mbështesje të plotë dhe në vijim.

SPAK është një investim 100% amerikan, pak ka nga pala shqiptare dhe shumicën e kanë amerikanët prandaj e quajnë dhe histori të tyre. Amerikanët këtë bëjnë, ndihmën në pajisjet teknologjike dhe në informacion sepse këtë se bëjnë dot burimet tona njerëzore.

E vetmja  gjë që respektohet është marrëveshja e ekstradimit me SHBA, ndërsa kujtojmë se 90% e krimit të organizuar është objekt i SPAK. Jemi përpara disa vendime shumë të rëndësishme që ndikojnë drejtpërdrejtë në atë që do të ndodhë në krimin e organizuar në Shqipëri por mendoj se janë çështje që i japin një goditje të fortë krimit, ku dëshmia e Nuredin Duamnit mbetet një proces kryesor që SPAK dhe GJKKO ka mes tyre”, shtoi ai.

Lini një Përgjigje