TAGS-AT E JAVËS

Kronike20 Mars 2024, 13:59

Kanabisi në kutitë e rrobave, zbardhet skema që përdornin dy të rinjtë për transportin e drogës nga SHBA drejt Shqipërisë

Shkruar nga Pamfleti

Kanabisi në kutitë e rrobave, zbardhet skema që përdornin dy

Një skemë e trafikimit të drogës nga SHBA në Shqipëri përmes kutive postare është zbuluar nga Policia e Tiranës.

Detaje të reja janë zbardhur nga operacioni ku u arrestua një 27-vjeçar dhe një tjetër u shpall në kërkim pasi trafikonin kanabis me postë nga SHBA drejt vendit tonë.

Siç shihet edhe në pamje, kanabisi ndahej në qese dhe fshihej brenda kutive postare dhe transportohej përmes postës në vendin tonë.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se droga vinte me postë nga Atalanta në SHBA drejt vendit tonë duke u futur në kutia kartoni të cilat përdoreshin për të futur rroba, të cilat vinin me postë nga SHBA drejt Shqipërisë. Trafikantët kishin përdorur si kamuflim tregtinë e rrobave. Pas marrjes së informacionit Antidroga e Tiranës nisi hetimet për kapjen në flagrancë të autorëve të trafikut të drogës.

Agjentët e Antidrogës u prezantuan si punonjës të postës duke çuar dërgesën te porositësit dhe arrestuan në flagrancë 27-vjeçari, Ilir Sefa banues në Tiranë. Ndërkohë, një 21-vjeçar F. L., është shpallur në kërkim.

Policia sekuestroi edhe lëndën narkotike rreth 1 kg e 600 gramë cannabis sativa, me përqindje të lartë THC. Ky lloj kanabisi kushton rreth 10 mijë dollarë kilogrami.

 

kuti me rroba kanabis shba droge shqiperi dy te rinj skema

Lini një Përgjigje