
Ekzekutorët e Gentian Bejtjas, pasi dogjën makinën e krimit, dyshohet se u larguan nga Fushë Kruja me një mjet Golf të zi pa targa në pjesën e pasme.
Ndërkohë është siguruar fotoja e mjetit me të cilin u larguan autorët.
Makina është filmuar nga kamerat e sigurisë dhe çoi në arrestimin e dy personave Ilir Beqaraj dhe Edison Haxhiu. Ky i fundit është edhe pronari i makinës, i cili dyshohet se u ka vënë autorëve mjetin në dispozicion për t’u larguar.
Zbërthimi i lëvizjes së autorëve është identifikuar nga kamerat e sigurisë. Paraprakisht dyshohet se në këtë atentat kane marrë pjesë katër persona, pasi edhe në brendësi të automjetit që u gjet i djegur, u konstatuan katër armë zjarri.
Referuar burimeve hetimore, ka dyshime se Ilir Beqaraj mund të jetë paguar për vrasjen e Gentian Bejtjas. Po ashtu ka dyshime se Beqarja është i implikuar në trafik të lëndëve narkotike.
Dinamika si lëvizën autorët e dyshuar
Nga tërësia e veprimeve hetimore ka rezultuar se autorët janë afruar tek banesa e shtetasit Gentjan Bejtja me automjetin e markës “Land Rover Discover” me ngjyrë të zezë dhe pas kryerjes të vrasjes po me këtë automjet janë larguar në aksin rrugor Larushkë – Thumanë, pas kalimit të mbikalimit të Fushë Krujës, janë kthyer majtas dhe në fshatin Hasan kanë djegur automjetin e mësipërm.
Nga kryerja e veprimeve hetimore është vërtetuar se autorët janë larguar me një automjet tip “Golf” me ngjyrë të zezë, pa targë në pjesën e pasme, duke ndjekur intererarin nga vendi i djegies së automjetit në drejtim të rrugës kryesore Thumanë-Fushë Krujë, kanë devijuar djathtas në mbikalimin e Fushë Krujës dhe janë larguar në drejtim të fshatit Bubq, Krujë.
Lini një Përgjigje