TAGS-AT E JAVËS

Kronike20 Mars 2024, 11:12

Ekzekutimi i Gentjan Bejtjas, publikohen fotot e dy të arrestuarve

Shkruar nga Pamfleti

Ekzekutimi i Gentjan Bejtjas, publikohen fotot e dy të arrestuarve

Janë publikuar fotot e dy të arrestuarve që dyshohet se kanë kryer vrasjen e ish-policit të burgjeve, Gentjan Bejtja, në mbrëmjen e 15 marsit në Larushk të Fushë-Krujës.

Ilir Beqaraj alias Brahimi, alias Mançellari, dhe Edison Haxhiu, janë dy të dyshuarit si autorë të vrasjes brenda banesës, të ish-policit Gentjan Bejtja, mbrëmjen e 15 marsit në Larushk të Fushë-Krujës.

Pak ditë pas vrasjes së Gentian Bejtjas, Policia ka mundur të arrestojë një person dhe një tjetër e ka shoqëruar pasi dyshohen të përfshirë në krimin monstruoz, që tronditi Fushë-Krujën.

I dyshuari kryesor për vrasjen e ish-policit të burgjeve Gentian Bejtja është Ilir Beqaraj, i cili mban po ashtu rezulton me dy mbiemra të tjerë përkatësisht, Brahimi dhe Mançellari.

Po ashtu është shoqëruar edhe Edision Haxhiu, pronari i makinës tip “ Golf” me të cilën dyshohet se autorët e krimit se janë larguar nga vendngjarja, pasi dogjën automjetin tip “Land Rover Discover”.

Dyshimet janë se Ilir Beqaraj mund të jetë paguar për vrasjen e Gentian Bejtjas. Po ashtu ka dyshime se Beqarja është i implikuar në trafik të lëndëve narkotike.

Ekzekutimi i Gentjan Bejtjas, publikohen fotot e dy të arrestuarve
Edison Haxhiu
Ekzekutimi i Gentjan Bejtjas, publikohen fotot e dy të arrestuarve
Ilir Beqaraj alias Brahimi, alias Mançellari

gentjan bejtja ilir beqaraj edison haxhiu

Lini një Përgjigje