Publikohet fotoja e 33-vjeçarit Aleks Mhillajt i cili humbi jetën në aksidentin tragjik në Itali.
Trupi i tij i pajetë u gjend 300 metra nga vendi ku u përplas makina tip BMW. Ai u gjet falë denoncimit të bërë nga e dashura e tij e cila lajmëroi policinë se nuk kishte lajme për partnerin e saj, i cili ka qenë në shoqërinë e viktimave të aksidentit.
Aksidenti i rëndë ndodhi pranë komunës së Segnit në drejtim të Anagni-Colleferro. Pas aksidentit, BMW shpërtheu në flakë.
Në aksidentin tragjik humbën jetën 23-vjeçari Marin Kola, po nga Lezha si dhe Blerim Miha, 27-vjeç nga Dibra.
33-vjeçari u gjet i vdekur dy ditë pas aksidentit tragjik, ndërsa i plagosur rëndë ka mbetur kunati i tij Enrik Nikolla 27-vjeç nga Lezha.
Lini një Përgjigje