TAGS-AT E JAVËS

Kronike20 Mars 2024, 08:43

U kap me 100 kilogram drogë në makinë, shqiptari para gjykatës greke: Mendoja se isha pjesë e operacionit policor

Shkruar nga Pamfleti

U kap me 100 kilogram drogë në makinë, shqiptari para

Një 41-vjeçar shqiptar nga Konispoli, së bashku me dy policë grekë, kanë dalë para Gjykatës së Thesprotisë, pas u arrestuan të premten e kaluar gjatë një operacioni anti-drogë në Igumenicë ku u sekuestruan 102 kg marijuanë.

Në seancën e djeshme, 41-vjeçari shqiptar Arben Murto është shprehur se mendonte se po merrte pjesë në një operacion zyrtar të policisë. Ai pohoi se me shtetasin Konstantino Nakon, njëri prej të arrestuarve, ka pasur bashkëpunim nga e kaluara. Në këtë kuadër, siç pretendoi ai, besonte edhe të premten e kaluar se po merrte pjesë në një operacion të ligjshëm policor për lokalizimin dhe sekuestrimin e sasisë së drogës.

Oficeri i policisë Konstantino Nakos, para Gjykatës ka pretenduar se është përdorues kokaine dhe se kjo varësi e ka çuar në transportin e veçantë të një sasie të madhe marijuane. Bazuar në të njëjtat informacione, ai ka kërkuar ekspertizë për të vërtetuar përdorimin e kokainës që pretendon.

Ndërsa oficeri Dimitrio Oikonomou pretendoi se nuk dinte asgjë për veprimet e kolegut të tij.

Në përfundim të seancës Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për Arben Murton e Konstantino Nakon dhe masën e sigurisë “detyrim për t’u paraqitur 2 herë në muaj”, “garanci pasurore” 8000 euro dhe “ndalim dalje jashtë vendit” për Dinitrio Oikonomou.

 

greqi droge trafik i lendeve narkotike

Lini një Përgjigje