TAGS-AT E JAVËS

Kronike20 Mars 2024, 07:28

Aksident tragjik në Itali, humb jetën 20-vjeçari shqiptar

Shkruar nga Pamfleti
Aksident tragjik në Itali, humb jetën 20-vjeçari shqiptar
Alfred Vocaj

Një 20-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident tragjik të ndodhur në Padova të Italisë.

Mediat italiane bëjnë me dije se ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm ku shtetasi shqiptar Alfred Vocaj ka humbur jetën pasi motori me të cilin udhëtonte u përplas me një makinë.

Nga hetimet e para të kryera nga oficerët e policisë lokale të Padovë, rezulton se Vocaj humbi kontrollin e mjetit të tij, duke dalë në korsinë tjetër dhe duke u përplasur kokë më kokë me një automjet Fiat i drejtuar nga një 57-vjeçar.

Mbërritja e punonjësve shëndetësorë, zjarrfikësve dhe forcave të policisë në vendin e aksidentit rezultoi e kotë pasi i riu kishte humbur jetën në vendngjarje.

Një ëndërr e thyer

Alfred Vocaj ishte një djalë në pikën kthese të jetës së tij , i angazhuar në një rrugë profesionale në botën e makinave dhe mekanikës . Ai punonte në një punishte makinash. Pasioni i tij për motorët dhe ëndrra për t'u vendosur në këtë sektor u ndërprenë tragjikisht, duke lënë një boshllëk të pakalueshëm mes familjes, miqve dhe të gjithë atyre që vlerësonin cilësitë e tij njerëzore dhe profesionale. Ngushëllimet e shpërndara pak më vonë nga administrata bashkiake e Abano Termes për familjen nënvizojnë lidhjen e thellë të Vocajt me komunitetin e tij.

 

itali humb jetën 20-vjeçari shqiptar

Lini një Përgjigje