
Është publikuar fotoja e Ilir Beqaraj alias Brahimi, alias Mançellari, i cili akuzohet se është një prej dy autorëve të dyshuar të vrasjes së Gentjan Bejtjas më 15 mars në oborrin e shtëpisë në Larushk.
Mësohet se Beqiraj është kushëriri i Ylli Brahimit, i cili njihet si krahu i djathtë i Ervis Martinajt.
Ylli Ibrahimi u ka shpëtuar disa atentateve.
Më 14 janar 2021, Ylli Brahimi i ka shpëtuar një atentati në qendër të Milotit. Ai ka qenë duke ecur i shoqëruar nga dy persona, kur 2 persona me motor qëllojnë me armë në drejtim të tij. Ylli Brahimi mbeti i plagosur nga ky atentat.
Më 22 korrik 2022, Ylli Brahimi i shpëtoi sërish një atentati, por u vra Klisman Preçi. Të dy po ktheheshin në shtëpi me makinë të blinduar, kur u qëlluan me breshëri kallashnikovi.
Pesë ditë pas ekzekutimit të Gentian Bejtjas në Larushk të Fushë Krujës, policia ka arrestuar dy persona nën dyshimin se janë të përfshirë në atentat.
Në pranga kanë rënë Edison Haxhiu dhe një 41-vjeçar me tre emra, Ilir Beqaraj allias, Brahimi, allias Mançellari. Dy të arrestuarit rezultojnë të dënuar më parë për vepra të tjera kriminale.
Policia ka arritur që të zbardhë lëvizjen e autorëve pas momentit që kanë djegur makinën e krimit. Ilir Beqaraj dyshohet se është një nga autorët që ka marrë pjesë në ekzekutim, ndërsa Edison Haxhiu akuzohet se u ka vënë në përdorim autorëve mjetin tip ‘Golf’ për t'u larguar nga Fushë Kruja.
Sipas dinamikës së ngjarjes, autorët janë afruar në banesën e Bejtjas dhe e kanë ekzekutuar me breshëri kallashnikovi. Menjëherë pas vrasjes, ata janë larguar me mjetin tip ‘Land Rover’ drejt aksit Larushk – Thumanë dhe e kanë djegur makinën në fshatin Hasan.
Më pas ata dyshohet se janë larguar në drejtim të fshatit Bubq në Krujë me mjetin tip ‘Golf’, pronari i të cilit, Edison Haxhiu, u arrestua nga policia.

Lini një Përgjigje