TAGS-AT E JAVËS

Kronike20 Mars 2024, 12:22

Kush e porositi vrasjen e Gentian Bejtjas? Të arrestuarit kyçin gojën para hetesuve, nuk pranojnë të bashkëpunojnë

Shkruar nga Pamfleti
Kush e porositi vrasjen e Gentian Bejtjas? Të arrestuarit kyçin
Viktima Gentian Bejtja dhe dy autorët e arrestuar

Asnjëri prej të arrestuarve nga policia për vrasjen e Gentian Bejtjas nuk ka pranuar të bashkëpunojnë me hetuesit. Ata nuk kanë pranuar të japin detaje të personave të tjerë të përfshirë.

Makina e autorëve pasi është identifikuar nga kamerat e sigurisë është gjurmuar nga hetuesit në afërsi të zonës së Lundrës në një lavazh, ku Edison Haxhiu e ka dërguar për t’u larë në mënyrë që hë fshinin gjurmët, por është ndërhyrë menjëherë nga policia dhe është arrestuar.

Ishte analizimi i kamerave të sigurisë që bëri të mundur identifikimin e kësaj makine, që rezultoi në pronësi të të arrestuarit Edison Haxhiu e që përdorej edhe nga Ilir Brahimi. Policia thotë se fillimisht shoqëroi pronarin e makinës, e më pas Ilir Brahimin.

Nga kontrolli në shtëpinë e këtij të fundit, policia gjeti dy armë zjarri, fishekë, radiomarrëse, si dhe një pasaportë e kartë identiteti me shtetësi kosovare.

Në atentatin ndaj 42-vjeçarit Gentjan Bejtja dyshohet se morën pjesë 4 persona. Në një intervistë për gazetarin Spartak Koka, babai i viktimës tha se dy prej tyre hapën zjarr në drejtim të të birit. Njëri kërcënoi gruan dhe fëmijët e 42-vjeçarit ndërsa i katërti priti tek porta.

gentian bejtja edison haxhiu ilir brahimi

Lini një Përgjigje