TAGS-AT E JAVËS

Kronike20 Mars 2024, 12:22

Ekzekutorët e Gentjan Bejtjas e çuan ‘Golfin’ në lavazh, por u kap nga policia

Shkruar nga Pamfleti

Ekzekutorët e Gentjan Bejtjas e çuan ‘Golfin’ në

Ditën e sotme është abrdhur dinamika e vrasjes së ish-policit të burgjeve Gentjan Bejtja, ndërsa janë arrestuar dy të dyshuarit Ilir Beqaraj dhe Edison Haxhiu, e më pas është gjetur dhe makina tip ‘Golf’ me të cilën ata ishin arratisur.

Makina e Haxhiut është identifikuar nga kamerat e sigurisë, ndërsa policia e ka lokalizuar një ditë me parë teksa Haxhiu e ka çuar për ta larë në një lavazh në zonën e TEG në Tiranë. Mjeti nuk është arritur të lahet, pasi ka ndërhyrë policia.

Policia ka bërë këqyrjen e mjetit me shpresën e gjetjes se gjurmëve të gishtave apo fijeve të flokut apo qoftë dhe gjurmëve biologjike.

Dy personat e arrestuar nuk kanë pranuar të flasin dhe japin shpjegime për vendndodhjen e Golfit pikërisht në vendin ku u dogj makina.

Haxhiu akuzohet për ‘Sigurim i kushteve për të kryer vrasje’ dhe Ilir Beqaraj akuzohet për ‘mbajtje pa leje të armëve dhe municionit’.

gentjan bejtja

Lini një Përgjigje