TAGS-AT E JAVËS

Kronike14 Shtator 2025, 13:34

Autorë të 9 vjedhjeve, arrestohen tre persona në Tiranë; mes tyre dy të mitur (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Autorë të 9 vjedhjeve, arrestohen tre persona në Tiranë; mes
Momente nga vjedhje

Tre persona kanë rënë në prangat e Policisë së Tiranës pas vjedhjeve të kryera në zona të ndryshme të kryeqytetit.

Të rinjtë janë identifikuar një 26 vjeçar me inicialet E. R, dhe dy të mitur 14 dhe 15-vjeç.

Policia informon se 26-vjeçari dyshohet si autori i 5 vjedhjeve në subjekte të ndryshme, të portofolave, aparateve celularë dhe shumave të parave.

Ndërkohë dy të miturit dyshohen si autorë të 4 vjedhjeve, mes tyre 1 motomjet në Astir, 2 dyqane ku kanë marrë sende të ndryshme dhe shuma parash, si dhe një send brenda një automjeti. Vjedhjet janë kryer gjatë periudhës gusht-shtator.

"Në kuadër të operacionit policor të koduar “Recidivisti”, të finalizuar nga Komisariati i Policisë Nr. 1, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Vlorë, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit E. R., 26 vjeç. Ky shtetas dyshohet si autori i 5 vjedhjeve në subjekte të ndryshme, të portofolave, aparateve celularë dhe shumave të parave.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Duo”, të finalizuar nga Komisariati i Policisë Nr. 6, u bë ndalimi i dy shtetasve të mitur, të moshave 14 dhe 15 vjeç. Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohen si autorë të 4 vjedhjeve, ku kanë vjedhur 1 motomjet në Astir, 2 dyqane ku kanë marrë sende të ndryshme dhe shuma parash, si dhe një send brenda një automjeti, në muajt gusht dhe shtator.

Punohet për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta shtetas. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale", njofton policia. 

 

vjedhje arrestim

Lini një Përgjigje