TAGS-AT E JAVËS

Kronike 5 Shkurt 2026, 14:32

Autor i 150 vjedhjeve, arrestohet i mituri në Tiranë; në pranga edhe dy persona që e shtynë të grabiste një motor

Shkruar nga Pamfleti

Autor i 150 vjedhjeve, arrestohet i mituri në Tiranë; në pranga

Një i mitur 14-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës, i dyshuar si autor i rreth 150 vjedhjeve të kryera gjatë dy viteve të fundit në kryeqytet.

Policia bën me dije se janë vënë në pranga edhe dy persona të rritur, të cilët akuzohen se e kanë shtyrë të miturin drejt veprimtarisë kriminale.

Sipas Policisë, në pranga kanë rënë shtetasit Agron Doçi, 48 vjeç, dhe Altin Hyseni, 41 vjeç. Ata dyshohet se më 21 janar kanë shtyrë 14-vjeçarin të vidhte një motomjet në rrugën “Kongresi i Manastirit”, i cili më pas është përvetësuar nga 41-vjeçari.

Gjatë kontrolleve të kryera, në një garazh në pronësi të njërit prej të arrestuarve, policia ka gjetur dhe sekuestruar dy motomjete dhe pjesë motomjetesh, të dyshuara si të vjedhura.

"Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës hetimore dhe operacionale, me objektiva parandalimin e vjedhjeve dhe zbardhjen e atyre të kryera, finalizuan operacionin policor të koduar “Popular”, në kuadër të të cilit u vunë në pranga shtetasit A. D., 48 vjeç dhe A. H., 41 vjeç, si dhe një 14-vjeçar që dyshohet se ka kryer 4 vjedhje, gjatë muajit shkurt, 2026.

Nga hetimet dyshohet se 2 shtetasit kanë shtyrë të miturin, për të vjedhur 1 motomjet, në rrugën “Kongresi i Manastirit”, të cilin e ka përvetësuar 41-vjeçari.

Gjatë kontrollit në një garazh në pronësi të shtetasit A. H, janë gjetur e sekuestruar 2 motomjete dhe pjesë motomjetesh. I mituri dyshohet se gjatë 2 viteve të fundit, ka kryer rreth 150 vjedhje. Punohet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të kenë kryer këta shtetas. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.", njofton policia.

Lini një Përgjigje