Gjykata e Gjirokastrës vendosi masën e arrestit me burg për 3 persona, ndërsa për një të 4-rt u vendos “arrest shtëpie”, pasi dyshohet se kanë dhunuar një vajzë 30-vjeçare.
Ngjarja ka ndodhur rreth 3 javë më parë në Këlcyrë, ndërsa personat e arrestuar janë lidhje familjare e vajzës së dhunuar. Më konkretisht bëhet fjalë për burrin, vëllanë dhe xhaxhain e saj, që të 3 të arrestuar, që i kanë hequr lirinë dhe më pas kanë ushtruar dhunë ndaj 30-vjeçares.
"U ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në burg”, e caktuar nga Gjykata, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Heqja e paligjshme e lirisë”, kryer në bashkëpunim, për shtetasit:
– A. A., 34 vjeç (vëllai i 30-vjeçares) dhe S. A., 54 vjeç (xhaxhai i 30-vjeçares), të dy banues në Tiranë.
Këta shtetas u lokalizuan dhe u kapën në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, Tiranë;
-L. L., 43 vjeç, banues në Këlcyrë (bashkëshorti i 30-vjeçares)", thuhet në një njoftim policie.
Gjithçka duket se ka nisur pas një debati në familje mes vajzës dhe burrit të saj, ndërsa më pas janë përfshirë në konflikt edhe vëllai dhe xhaxhai i 30-vjeçares. Këta të fundit kanë mbajtur anën e bashkëshortit të të afërmes së tyre, e cila dukej se po kërkonte divorcin.
Njoftimi nga policia
Seksioni për Hetimin e Krimeve i Komisariatit të Policisë Gjirokastër, në bashkëpunim me Seksionin e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, të DVP Gjirokastër, Stacionin e Policisë Këlcyrë dhe Komisariatin e Policisë Nr. 3 Tiranë, ekzekutoi masat e sigurisë të caktuara nga Gjykata e Gjirokastrës, për 4 shtetas që ishin në hetim.
U ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në burg”, e caktuar nga Gjykata, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Heqja e paligjshme e lirisë”, kryer në bashkëpunim, për shtetasit:
– A. A., 34 vjeç (vëllai i 30-vjeçares) dhe S. A., 54 vjeç (xhaxhai i 30-vjeçares), të dy banues në Tiranë.
Këta shtetas u lokalizuan dhe u kapën në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, Tiranë;
-L. L., 43 vjeç, banues në Këlcyrë (bashkëshorti i 30-vjeçares).
Gjithashtu, u ekzekutua masat e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për shtetasin E. M., 51 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, kryer në bashkëpunim.
Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 10.01.2026, për shkak të një konflikti në familje, i kanë hequr lirinë 30-vjeçares, duke e mbajtur me forcë, në automjet, dhe më pas e kanë dhunuar.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Lini një Përgjigje