
Denis Bajri akuzohet nga SPAK për vrasjen e Gjin Ndojit.
Denis Bajri Brajoviç është arrestuar në Dubai. Ndaj Brajoviçit është lëshuar masa e sigurisë ‘arrest me burg’ në kuadër të operacionit ‘Metamorfoza’, i akuzuar për vrasjen e Gjin Ndojit.
Denis Brajoviç ka qenë subjekt i OFL-së, pasi u hetua për veprat penale “Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë, e kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal".
Ai i arrestuar si pjesë e grupit “Bajri” në Shkodër dhe më pas është liruar nga gjykata e shkallës së parë në Tiranë rreth vitit 2019, duke u lënë në masën e sigurisë “arrest shtëpie”.
Ndërkohë edhe Policia e Shtetit ka dhënë detaje në lidhje me arrestimin Brajoviç, i akuzuar nga SPAK për vrasje.
Në një njoftim zyrtar thuhet se Bajri u arrestua në kuadër të operacionit të koduar “Ristas”, ndërsa pritet që ai të ekstradohet në Shqipëri.
"Informacioni i siguruar nga strukturat e Policisë së Shtetit dhe i shkëmbyer në kohë reale me partnerët në Emiratet e Bashkuara, mundëson lokalizimin dhe kapjen e një shtetasi të kërkuar ndërkombëtarisht, në kuadër megaoperacionit “Metamorfoza”.
Finalizohet nga Policia në Emiratet e Bashkuara, operacioni policor i koduar “Rishtas”.
36-vjeçari i ndaluar, i akuzuar nga SPAK, për vrasje.
Në vijim të punës së pandërprerë, me objektiv lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve të shpallur në kërkim, strukturat e Policisë së Shtetit kanë siguruar informacion se një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar, për vrasje, fshihej në Emiratet e Bashkuara.
Ky informacion i shkëmbyer menjëherë me partnerët, nëpërmjet koordinimit të zyrave të Interpolit, ka mundësuar finalizimin në Emiratet e Bashkuara, të operacionit policor të koduar “Rishtas”, gjatë të cilit u bënë të mundur lokalizimi, kapja dhe vënia në pranga, me qëllim ekstradimin në Shqipëri, e shtetasit D. B., 36 vjeç, lindur në Shkodër."-njofton policia.
Si u vra Gjin Ndoji?
Mëngjesi i 9 gushtit 2020 në Vaun e Dejës u trondit nga një atentat. Rreth orës 05:55 minuta në fshatin Shjezë, ekzekutohet me plumb në kokë Gjin Ndoji (Boriçi).
Trupi i tij i pajetë u gjet pak metra larg automjetit tip "BMW", që viktima kishte marrë me qera pak ditë para vrasjes ndërsa në vendngjarje u zbuluan 3 gëzhoja tip kallashnikovi. Pista e hetimit ishin larje hesapesh. Pak pas atentatit, 1 km larg vendit ku u qëllua për vdekje i riu u gjet e djegur një makinë që dyshohej se i përkiste autorëve. Makina e djegur tip "Benz" me targa AA 346 LC të cilat figuronin që ishin denoncuar të vjedhura që më 20 qershor të atij viti në Ishëm
Tre vjet më pas, 27 korrik 2023, Prokuroria e Posaçme SPAK informoi se ka zbuluar autorët e dyshuar të këtij krimi të rëndë.
Kanë qenë mesazhet e dekoduara në “Sky” dhe “Encro chat” që kanë zbuluar autorët. U pajtua Behar Bajrin në Shkodër për të kryer ekzekutimin. Bajri edhe pse kërkoi vrasës jashtë, u detyrua ta kryente vetë porosinë bashkë me ndihmësin e tij Denis Brajovic. Atëkohë u fol se Ndoji dhe Bajri ishin shokë dhe të dyshuarit i shkuan viktimës në varrim, pinë kafen e ngushëllimit në familjen e tij.
Lini një Përgjigje