TAGS-AT E JAVËS

Kronike27 Shkurt 2024, 10:08

Shiste drogë pranë shkollave, arrestohet 41-vjeçari në Gjirokastër

Shkruar nga Pamfleti

Shiste drogë pranë shkollave, arrestohet 41-vjeçari në

Një 41-vjeçar ka rënë në prangat e poliisë së Gjirokastrës, pasi u kap duke shpërndarë drogë pranë shkollave.

Sipas asaj që njofton policia autori i arrestuar është një person me precedent të mëparshëm për të njëjtin krim. Gjithashtu janë sekuestruar rreth 150 doza të kësaj lënde dhe celulari i të arrestuarit.

"Gjirokastër/Vijon megaoperacioni policor antidrogë i koduar “Tempulli”. Kishte siguruar lëndë narkotike cannabis sativa dhe e kishte ndarë në doza, me qëllim shitjen në afërsi të shkollave, arrestohet në flagrancë 41-vjeçari. I arrestuari, me precedent të mëparshëm për të njëjtin krim. Sekuestrohen rreth 150 doza të kësaj lënde dhe celulari të arrestuarit.

Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve nga inteligjenca policore, të siguruara në vijim të megaoperacionit mbarëkombëtar antidrogë të koduar “Tempulli”, për një shtetas që shiste doza cannabisi, në afërsi të shkollave, shërbimet operacionale dhe ato për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve të DVP Gjirokastër kapën në flagrancë dhe vunë në pranga shtetasin R. A., 41 vjeç, banues në Gjirokastër.

Nga kontrollet, 41-vjeçarit iu gjet një sasi lënde narkotike cannabis sativa, e ndarë në rreth 150 doza, me qëllim shitjen në afërsi të shkollave të qarkut.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme", njofton policia.

droge arrestim gjirokaster

Lini një Përgjigje