TAGS-AT E JAVËS

Kronike27 Shkurt 2024, 09:43

Shkonte në shkollë me thika dhe armë, vihet nën hetim 16-vjeçari në Tiranë; shpallet në kërkim i ati

Shkruar nga Pamfleti

Shkonte në shkollë me thika dhe armë, vihet nën hetim

Një i mitur është vënë nën hetim pasi mbante armë të ftohta gjatë mësimit në shkollë dhe nxitej nga i ati të përdorte armë zjarri.

Gjatë kontrolleve të ushtruara nga policia në banesën e tij, 16-vjeçarit i janë gjetur dhe sekuestruar 6 armë të llojeve të ndryshme si: pushka, shotgun, armë sportive e armë gjysmë automatike. Përpos këtyre, policia ka zbuluar edhe municion luftarak, 2 thika e 2 palë targa.

Ndërsa babai i tij 52-vjeçar Orges Shijaku është shpallur në kërkim dhe po punohet për arrestimin e tij.

Sipas policisë, dyshohet se babai nxiste djalin e mitur që të përdorte armët.

Lini një Përgjigje