
Kreshnik Burrja, 45-vjeç është arrestuar nga policia e Tiranës pasi është kapur me armë të cilat kishte si qëllim që t’i shiste.
Sipas policisë 45-vjeçari, banues në Shkodër po transportonte armët e zjarrit nga Shkodra drejt Rinasit. Gjatë kontrollit policia i gjeti 45-vjeçarit, 2 armë zjarri pistoleta, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Pas arrestimit në Tiranë, policia ushtroi kontroll në banesën e tij, në Shkodër, dhe gjeti 1 armë zjarri shotgan me municion luftarak, 1 pistoletë pneumatike me ajër, doza kokaine, sasi kanabisi, fara të dyshuara narkotike kanabis, përforcues grushti dhe mjete prerëse thika.
"Në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional mbarëkombëtar "Sundimi i ligjit", u finalizua operacioni policor i koduar "Rrethi". Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme për Operacionet Speciale dhe Kërkimin në DVP Tiranë, dhe me Seksionin për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Shkodër.
Kapet në flagrancë dhe vihet në pranga një 45-vjeçar që posedonte armë zjarri, me qëllim shitjen.
Sekuestrohen 2 armë zjarri pistoleta, 1 armë zjarri shotgan, 1 pistoletë pneumatike me ajër, doza kokaine dhe sasi kanabisi, fara të dyshuara narkotike kanabis, përforcues grushti dhe mjete prerëse thika.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional mbarëkombëtar "Sundimi i ligjit", pas informacioneve të siguruara për një shtetas i cili do të transportonte armë zjarri nga Shkodra drejt Rinasit, me qëllim shitjen e tyre, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Rrethi".
Si rezultat, në Rinas, u kap dhe arrestua në flagrancë shtetasi K. B., 45 vjeç, banues në Shkodër.
Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën 45-vjeçarit, 2 armë zjarri pistoleta, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Në vijim të veprimeve, në bashkëpunim me DVP Shkodër u ushtrua kontroll në banesën e tij, në Shkodër, dhe gjatë kontrollit u gjetën dhe sekuestruan 1 armë zjarri shotgan me municion luftarak, 1 pistoletë pneumatike me ajër, doza kokaine, sasi kanabisi, fara të dyshuara narkotike kanabis, përforcues grushti dhe mjete prerëse thika.
Nga verifikimet e kryera dyshohet se 45-vjeçari i arrestuar i ka siguruar armët e zjarrit, me qëllim shitjen e tyre.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme", njofton policia.
Lini një Përgjigje