
Zbardhen detaje të reja nga arratisja e Altin Ndocit.
Mësohet se Prokuroria ka marrë në hetim familjarë dhe të gjithë personat që kanë zhvilluar takim me Ndocin në burgun e Durrësit 6 muajt e fundit.
Sipas “News 24”, bëhet me dije se personat që e kanë takuar janë edhe organizatorë të planit të arratisjes nga spitali i Durrësit. Në verifikim janë marrë tabulatet telefonike të familjareve dhe personave që e kanë takuar në burg.
Gjithashtu nga hetimet rezulton se arratisja është e mirëorganizuar. Ndoci u shoqërua pa pranga në spital, nga 2 policë të burgjeve, ndërsa protokolli e ka 4 persona në shoqërim.
Automjeti tip "Audi" që u arratis Ndoci është parë për herë të fundit në aksin "Durrës-Tiranë" ndërsa policia po kryen kontrolle në disa banesa në Pukë.
Kujtojmë se targat e automjetit tip "Audi A7", i cili u përdor për arratisjen e Altin Ndocit nga Spitali i Durrësit rezultojnë të jenë denoncuarë të vjedhura pak ditë më parë.
Arratisja e këtij personazhi të rrezikshëm të botës së krimit ishte e planifikuar, pasi automjeti në fjalë ka qenë duke e pritur atë në parkingun e spitalit.
Lini një Përgjigje