TAGS-AT E JAVËS

Kronike15 Janar 2026, 11:08

Arratisja e Altin Ndocit/ Prokuroria e Durrësit heton transferimin, në pyetje ish-drejtori dhe zyrtarë të tjerë

Shkruar nga Pamfleti

Arratisja e Altin Ndocit/ Prokuroria e Durrësit heton transferimin, në

Teksa Altin Ndoci endet i lirë pas arratisjes nga spitali i Durrësit, Prokuroria e Durrësit po heton transferimin e të burgosurit, në një paraburgim të sigurisë së zakonshme në një kohë që ai konsiderohet person me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Ndoci është transferuar në maj të 2020 në Durrës. Sipas gazetares Klodiana Lala, organi i akuzës ka sekuestruar të gjitha praktikën që është ndjekur për rastin e Ndocit. Po ashtu, do te pyetet ish-drejtori i Burgjeve dhe zyrtarët që kanë bërë vlerësimin.

Kujtojmë se dy ditë më parë, teksa ishte duke bërë disa vizita mjekësore në repartin e Infektivit, Ndoci arriti që të largohej nga spitali, ndonëse jashtë derës ku po vizitohej kishte efektivë policie.

Pas ngjarjes së paprecedentë, u shkarkua gjithë zinxhiri i burgut të Durrësit, si dhe drejtori i këtij institucioni të vuajtjes së dënimit, ndërkohë që 8 persona u arrestuan.

Lini një Përgjigje