Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Shkodër-Koplik mëngjesin e sotëm. Mësohet se një automjet ka përplasur një 19-vjeçare që po lëvizte me biçikletë.
Raportohet se, e plagosura është transportuar në spitalin e Shkodrës e cila po merr mjekim dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.
“Rreth orës 09:30, në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”, automjeti me drejtues shtetasin S. L., 63 vjeç, është përplasur me biçikletën me të cilën lëvizte shtetasja E. Sh., 19 vjeçe.
Si pasojë e aksidentit është dëmtuar lehtë shtetasja E. Sh., e cila po merr mjekim në Spitalin Rajonal Shkodër dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Me shtetasin S. L. po kryhen veprimet procedurale”, njoftoi policia.
Lini një Përgjigje