TAGS-AT E JAVËS

Kronike17 Shtator 2024, 15:15

Aplikacioni “Plinko” skemë mashtrimi, Policia: Mos jepni të dhëna personale apo të llogarive bankare

Shkruar nga Pamfleti

Aplikacioni “Plinko” skemë mashtrimi, Policia: Mos jepni

Policia e Shtetit u ka bërë thirrje qytetarëve të tregohen të kujdesshëm gjatë përdorimit të aplikacionit “PLINKO”.

Në rrjetet sociale po reklamohen lojëra nëpërmjet të cilave fitohen para. Ky aplikacion është një skemë mashtrimi për marrjen e të dhënave të llogarive bankare, nga të cilat mund t’iu merren shuma monetare.

Aplikacioni “Plinko” skemë mashtrimi, Policia: Mos jepni

Për ta bërë të besueshme po përdoren videot e njerëzve të famshëm që luajnë këtë lojë. Sipas policisë, ofruesit e lojërave kërkojnë numrat e llogarive bankare. Ndaj këshillohet që mos të jepni asnjë të dhënë personale apo të llogarisë bankare pasi mund t'iu tërhiqen para.

“Apel për kujdes gjatë përdorimit të aplikacionit “PLINKO”.

Kohët e fundit, në rrjetet sociale po reklamohen lojëra nëpërmjet të cilave fitohen para.

Për ta bërë të besueshme, përdoren videot e njerëzve të famshëm që luajnë këtë lojë, gjë që në fakt është mashtrim.

Ofruesit e lojërave kërkojnë numrat e llogarive bankare. Kjo është një skemë për marrjen e të dhënave të llogarive bankare, nga të cilat mund t’iu merren shuma monetare.

Nisur nga rastet e shtuara të përdorimit të këtij aplikacioni, kryesisht nga nxënësit, me qëllimin për të fituar para, Policia e Shtetit apelon për prindërit që të tregohen të kujdesshëm, për të mos lejuar fëmijët që të përdorin këtë aplikacion dhe në rastet kur ata e përdorin, të tregojnë kujdes, pasi duke dhënë të dhëna personale dhe të llogarive bankare, mund t’iu tërhiqen para nga llogaria juaj. 

MOS JEPNI TË DHENA PERSONALE!

MOS JEPNI TË DHËNA TË LLOGARIVE BANKARE!”, njoftoi policia.

Lini një Përgjigje